Dhjetëra specie të reja të fosileve të kafshëve gjenden në Kinë

Bota

Dhjetëra specie të reja të fosileve të kafshëve gjenden në Kinë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:47
Foto

Ato përfaqësojnë një sërë speciesh që kanë jetuar deri në 518 milionë vjet më parë, gjatë një kohe kur kishte një rritje të formave jetësore në Tokë.

Gjetjet e reja mund të ofrojnë detaje të reja të jetës gjatë asaj periudhe që njihet si Shpërthimi Kambrian, thonë shkencëtarët.

Paleontologët gjetën fosilet në shkëmbinj në bregun e lumit Danshui, në provincën Hubei të Kinës Jugore.

Në mesin e fosileve u gjetën forma primitive të kandilit të detit, sfungjerë,  krimba, alga, dragonjtë e baltës, artropoda, etj.

Shkencëtarët besojnë se shkëmbinjtë tregojnë se çfarë ndodhi në rrëshqitjen e dheut para mi 500 milionë vjetësh, kur jeta në Tokë përjetoi një shpërthim masiv të diversitetit në format e jetës.

4,351 fosile që janë gërmuar deri tani përfshijnë 101 lloje, 53 prej tyre të panjohura më parë për shkencëtarët.

Ndryshe nga gjetjet e fosileve tjera nga periudha Cambri, vendi Qingjiang është unik në atë se jo vetëm që përfshin fosile të ruajtura, por edhe organizma të butë, thuhet në studimin e Universitetit Xi'an.

Më shumë se 50 për qind e zbulimeve mendohet të jenë specie më parë të panjohura, thuhet në studimin e botuar në revistën ‘Science’.

Sipas autorëve, aspektet unike të Qingjiang kanë potencialin për të kuptuar në masë të madhe evolucionin e kafshëve të hershme.

Shpërthimi kambrian, rreth 541 milionë vjet më parë, ishte një periudhë kur një shumëllojshmëri e gjerë e kafshëve shpërthyen në skenën evolucionare.

Para rreth 580 milionë vjetësh, shumica e organizmave ishin të thjeshtë, të përbërë nga qeliza individuale të organizuara rastësisht në koloni.

Gjatë 70 apo 80 milionë vjetëve në vazhdim të kësaj periudhe, shkalla e evolucionit u përshpejtua dhe diversiteti i jetës filloi të ngjante me atë të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat