Nis hetim i nivelit të lartë për sulmet terroriste në xhamitë e Zelandës së Re

Bota

Nis hetim i nivelit të lartë për sulmet terroriste në xhamitë e Zelandës së Re

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:08
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka urdhëruar një hetim të nivelit të lartë lidhur me sulmet ne xhamitë e Christchurch, ku mbetën të vdekur 50 persona.

Ajo tha se një komision mbretëror do të shqyrtojë nëse policia dhe shërbimet e inteligjencës do të mund të kishin bërë më shumë për të parandaluar sulmet e 15 marsit.

Mbledhja e komisionit mbretëror është niveli më i lartë i hetimit të pavarur në dispozicion sipas ligjit të Zelandës së Re.

Ardern tha se ky komision do të publikojë një raport gjithëpërfshirës.

“Është e rëndësishme që asnjë gur të mos mbetet i palëkundur për të parë se si ka ndodhur ky akt terrorizmi dhe si mund ta kemi ndaluar atë,” u tha ajo gazetarëve në Wellington ditën e hënë.

Ajo theksoi se pyetja në të cilën duhet të ketë përgjigje është se “a mund te kishim bërë dhe ditur më shumë?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat