Së paku 18 persona të vdekur nga përmbytjet në Iran

Bota

Së paku 18 persona të vdekur nga përmbytjet në Iran

Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:22
Foto ilustruese

Përmbytjet në kryeqytetin provincial, Shiraz, lanë edhe 74 vetë të plagosur, tha Pirhossein Kolivand, udhëheqës i Shërbimeve Emergjente Mjekësore të Iranit, për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

Kolivand tha se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve në Shiraz.

Videot e postuara online tregojnë rrugë dhe makina të përmbytura dhe të dëmtuara, transmeton rel.

Departamenti Meteorologjik i Iranit paralajmëroi për shira të furishëm në zona të ndryshme të vendit.

Televizioni shtetëror raportoi se disa provinca janë në gjendje gatishmërie për përmbytjet.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i urdhëroi të gjithë guvernatorët e provincave dhe zyrtarë të tjerë të jenë të gatshëm për t’u marrë me përmbytjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat