Myslimanët francezë padisin Facebook e Youtube

Bota

Myslimanët francezë padisin Facebook e Youtube

Më: 27 mars 2019 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një grup që përfaqëson myslimanët francezë ka paditur Facebook dhe YouTube, për lejimin e transmetimit të pamjeve nga sulmet në Christchurch në platformat e tyre.

Sulmet e 15 marsit në dy xhami në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 50 persona, u transmetuan drejtpërdrejt në Facebook dhe video u kopjua dhe u shpërnda edhe në të gjitha rrjetet e tjera sociale.

Në padinë e Këshillit Francez të Besimit Mysliman thuhet se Facebook edhe Youtube lejuan transmetimin e pamjeve të dhunshme duke i dhënë mbështetje terrorizmit ose akteve që tentojnë të shkelin dinjitetin njerëzor.

Padia është mirëpritur nga Shoqata Islame e Zelandës së Re.

Ata thanë se autori i sulmit kërkonte një audiencë dhe Facebook ia mundësoi që ai të reklamonte veten dhe krimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat