Qeveria britanike blen banesë 16 milionëshe për diplomatin në Nju Jork

Bota

Qeveria britanike blen banesë 16 milionëshe për diplomatin në Nju Jork

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:52
Foto

Banesa me shtatë dhoma të gjumit do të shfrytëzohet nga konsulli i përgjithshëm britanik në Nju Jork. Kjo banesë ka pamje mahnitëse të qytetit dhe shtrihet në tërë katin e 38-të të ndërtesës.

Pavarësisht çmimit të lartë, Zyra e Jashtme, e cila kryen funksionin e ministrisë së punëve të jashtme, tha se e ka arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme për këtë banesë.

Zyra e Jashtme tha se kjo banesë do të ofrojë ndihmë për ta promovuar Britaninë e Madhe në kryeqytetin tregtar të tregut më të madh të eksporteve në vitet e ardhshme.

Në këtë banesë me sipërfaqe prej 547 metrash katrorë ka librari dhe gjashtë banjo. E dizajnuar nga arkitekti britanik, Norman Foster, ndërtesa “50 United Nations Plaza” ndodhet pranë selisë qendrore të Kombeve të Bashkuara në Manhattan, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat