Rrëzimi i avionit Boing 737 MAX 8, informacione të reja

Bota

Rrëzimi i avionit Boing 737 MAX 8, informacione të reja

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:20
Boing 737 MAX 8

Në një artikull të publikuar të premten nga gazeta amerikane “Wall Street Journal” thuhej se avioni i rrëzuar në Etiopi kishte pësuar një problem në një nga sistemet që kontrollon ngritjen e avionit. Gazeta i referohej informacioneve të marra nga persona që kishin dijeni rreth gjetjeve fillestare të hetimit.

Avioni Boing 737 MAX 8 u rrëzua më 10 mars, disa minuta pas ngritjes nga aeroporti i Adis Abebës duke shkaktuar vdekjen e 157 personave në bord.

Përplasja në Etiopi ishte e ngjashme me një tjetër aksident pak muaj më parë në Indonezi që përfshinte të njëjtin model të avionëve Boing, 737 MAX 8. Nga rrëzimi, i cili gjithashtu ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes së tij, humbën jetën 189 persona.

Me herët gjatë kësaj jave kompania Boeing tha se është drejt përfundimit të përmirësimit të programit kompjuterik që lidhet me sistemin e ngritjes së avionëve 737 MAX 8.

Pas ngjarjes në Etiopi, shumë kompani anëmbanë botës kanë nxjerrë nga përdorimi avionët Boing 737 MAX 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat