Angeline Jolie bën thirrje për përfshirjen e grave në bisedimet për paqen në Afganistan

Bota

Angeline Jolie bën thirrje për përfshirjen e grave në bisedimet për paqen në Afganistan

Më: 30 mars 2019 Në ora: 06:11
Angeline Jolie

Aktorja dhe aktivistja për mbrojtjen e refugjatëve, Angelina Jolie ka bërë thirrje për përfshirjen e grave në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan, gjatë një fjalimi para ministrave dhe diplomatëve në Kombet e Bashkuara të premten. Bisedimet e paqes midis zyrtarëve të SHBA dhe talebanëve filluan në fund të vitit të kaluar.

“Në Afganistan mijëra gra kanë ardhur kohët e fundit në publik duke rrezikuar jetën e tyre për të kërkuar që të drejtat e tyre dhe të drejtat e fëmijëve të tyre të garantohen në bisedimet e paqes që deri tani nuk kanë lejuar asnjë pjesë të tyre të përfaqësohet”, tha Jolie në një takim ministror të paqeruajtësve të OKB-së.

“Përgjigjja e heshtur e komunitetit ndërkombëtar është alarmante për të thënë më së paku”, tha Jolie, një e dërguar e posaçëm për agjencinë e refugjatëve të UNHCR-së, për të cilën ajo filloi të punojë 18 vjet më parë.

“Nuk mund të ketë paqe apo stabilitet në Afganistan apo kudo tjetër në botë, që nuk përfshin trajtimin e të drejtave të grave”.

Ndërsa talibanët kanë thënë në deklaratat zyrtare se mund të marrin në konsideratë politika më liberale ndaj grave, kryenegociatori i tyre ka thënë se kushtetuta, e cila mbron të drejtat e grave, është një pengesë për paqen, tha të enjten inspektori i përgjithshëm i SHBA, për rindërtimin e Afganistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat