Anëtarët e ekipit saudit që vranë Khashoggi morën trajnime në SHBA

Bota

Anëtarët e ekipit saudit që vranë Khashoggi morën trajnime në SHBA

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:02
Jamal Khashoggi

Anëtarët e ekipit saudit që vranë gazetarin Jamal Khashoggi morën trajnime në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Washington Post, duke zbuluar elementë të tjerë të rinj në vdekjen e ish-kontribuesit të gazetës, shkruan AFP.

Një kritik i regjimit saudit, Khashoggi u vra dhe u shpërbë në 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll nga një ekip prej 15 agjentësh të dërguar nga Rijadi. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë.

Pas mohimit të vrasjes, Arabia Saudite tha se operacioni u krye nga agjentë që ishin jashtë kontrollit. Një gjyq i 11 të dyshuarve u hap më parë këtë vit në Arabinë Saudite.

Por pjesa më e madhe e çështjes mbetet e mbuluar, duke filluar me rolin e princit të fuqishëm të Arabisë Saudite dhe sunduesit de facto, Mohammed bin Salman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat