Presidenti çartet shkaku i lopëve, shkarkon guvernatorin dhe të tjerët

Bota

Presidenti çartet shkaku i lopëve, shkarkon guvernatorin dhe të tjerët

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një video të shpërndarë nga Russia Today, shihet presidenti i Bellorusisë, Aleksandër Lukashenko duke u çartur për kushtet katastrofale në të cilat jetojnë ‘lopët’e një ferme në vendin e tij, përkthen Periskopi.

“Pse më sollët këtu?” – e pyeti ai një zyrtar, që si duket nuk i ka kushtuar fare vëmendje kushteve të lopëve por që thjesht ka dashur të mburret me numrin e tyre.

“Nëse një person nuk e kupton se këto kushte janë si ato në Auschwitz, dhe ju e vendosni po atë person në krye të detyrës, atëherë s’iu kuptoj aspak.” Shton z.Lukashenko me zyrtarin që shihet çehrengrysur.

Ky i fundit i thotë se ky përgjegjës do ta ndreqte atë problem, por Lukashenko shpërthen duke i thënë se ai besonte që kjo ishte normale.

“A jeni të çmendur, të gjithë ju?” – pyet ai më tej. “Ky është Auschwitz, nëse lopët sëmuren duhet ta kenë thatë dhe të jetë pastër këtu. A e kuptoni? Thatë dhe pastër, çdo minut, çdo orë; ato po ndyten para njëra tjetrës, a s’mund ta shihni atë gjë? Duhet që një person të jetë këtu për të pastruar gjithë kohën… këqyreni këtë lopë, është e mbuluar me mut. Dhe e gjitha është e forcuar. Ok, bëj gati urdhërin e dorëheqjen për nesër. E dua një listë të secilit që ishte me mua sot në zyren time që sonte. Përveç guvernatorit, kishte edhe të tjerë këtu që duhej të ishin direkt përgjegjës për këtë gjë.”

Ai më tej kërkon që të ngritet padi dhe të shkarkohen të gjithë përgjegjësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat