Më shumë se 113 milion njerëz vuajnë nga 'uria'

Bota

Më shumë se 113 milion njerëz vuajnë nga 'uria'

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:03
Foto

Më shumë se 113 milionë njerëz në 53 vende përjetuan "urinë e mprehtë" vitin e kaluar për shkak të luftërave dhe fatkeqësive klimatike, me Afrikën rajoni më i goditur, njoftoi OKB të martën, raporton AFP.

Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani dhe Siria ishin midis tetë vendeve që përbënin dy të tretat e numrit të përgjithshëm të njerëzve në mbarë botën të ekspozuar ndaj rrezikut të urisë, tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) në raportin global të vitit 2019 kriza ushqimore.

Nisur tre vjet më parë, studimi vjetor merr në konsideratë vendet me vështirësi më të mëdha.

Shtetet afrikane u prekën "në mënyrë disproporcionale", ndërsa afro 72 milionë njerëz në kontinent vuajtën nga uria akute, tha të martën drejtori i emergjencave të FAO Dominique Bourgeon për AFP.

Konflikti dhe pasiguria mbetën faktorë kryesorë, së bashku me turbulencat ekonomike dhe goditjet e lidhura me klimën, si thatësirat dhe përmbytjet, të gjeturat e raportit.

Në vendet në prag të zisë së bukës, "deri në 80 për qind e popullsisë varet nga bujqësia. Ata kanë nevojë për ndihmë emergjente humanitare për ushqim dhe masa për të ndihmuar rritjen e bujqësisë", tha Bourgeon.

Raporti theksoi tendencën e vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh, duke përfshirë vendet fqinje të Sirisë së shkatërruar nga lufta si dhe Bangladeshi, i cili ka marrë më shumë se një milion muslimanë të Rohingya nga Myanmar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat