"Paratë e përgjakshme" për vrasjen e Khashoggi

Bota

"Paratë e përgjakshme" për vrasjen e Khashoggi

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:26
Jamal Khashoggi

Fëmijët e gazetarit nga Arabia Saudite Jamal Khashoggi si kompensim për vrasjen e babait të tyre kanë marrë një sasi të madhe parash dhe shtëpi luksoze në vlerë katër milionë dollarë, shkruan Washington Post.

Gazeta thekson mundësinë që dy djemtë dhe dy vajzat e Khashoggi të marrin shuma edhe më të mëdha prej dhjetëra miliona dollarësh, për të cilat pritet të negociohet pas gjyqit për vrasjen e  gazetarit saudit.

Vrasja e Khashoggi, një kritik i hapur i regjimit saudit, shkaktoi reagime të forta në të gjithë botën.

Njëra nga familjet saudite më të pasura, Al Saud, beson se është e nevojshme që pasardhësit e gazetarit të vrarë të marrin një lloj dëmshpërblimi, sipas Washington Post.    

Siç shkruan gazeta, ky "rregullim" është pjesë e përpjekjeve të udhëheqjes shtetërore saudite për të arritur një marrëveshje me familjen Khashoggi.

Fëmijët e gazetarit të vrarë në tetor të vitit të kaluar, nuk komentuan akuzat se princi saudit ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e babait të tyre.

Zyrtarët sauditë mohojnë çdo përfshirje të princit Muhammed bin Salman në vrasjen, duke shpjeguar se ekipi donte ta çonte Khashoggin në Riad, por ai rezistoi gjatë kapjes së tij në konsullatën në Stamboll, gjë që çoi në vrasjen e tij.

Zyrtarët ende kanë për të shpjeguar faktin se ku ka mbetur trupi i gazetarit pas vrasjes.

Më herët ishte thënë se trupi i tij ishte prerë copë-copë dhe ishte fshehur. Sipas zyrtarëve që dëgjuan regjistrimin audio të operacionit, një person paralajmëroi operativët e tjerë të lëshojnë  muzikë me zë të lartë ‘për të zbutur’ regjistrimin e pajisjes elektrike.

Zyra e prokurorisë kërkon dënimin me vdekje për pesë operativët që u ndodhën  në konsullatë në kohën e vrasjes, përkujton gazeta amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat