Humb jetën në aksident djali i shefit të shërbimit sekret, policia: Vdekje e pashpjegueshme

Bota

Humb jetën në aksident djali i shefit të shërbimit sekret, policia: Vdekje e pashpjegueshme

Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Djali i shefit të agjencisë së inteligjencës në Britani (MI6), ka vdekur pas një aksidenti me makinë në një pronë private në Skoci, njoftoi policia të martën.

Sam Younger, 22 vjeç, student në Universitetin e Edinburgut, vdiq në orët e hershme të së shtunës.

Policia tha se ata po e trajtojnë vdekjen si të pashpjegueshme, por duket se nuk ka rrethana të dyshimta.

"Në këtë kohë familja ka kërkuar privatësi dhe hapësirë për të kujtuar djalin e tyre të mrekullueshëm", thanë zyrtarët policorë.

Babai i tij, Alex Younger, 55, u emërua në krye të Shërbimit të fshehtë të Inteligjencës në vitin 2014.

Younger njihet si ekspert në fushën e kundër terrorizmit. Ai ka qenë i përfshirë në ofrimin e sigurisë për Olimpiadën e Londrës 2012, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat