Shembet masiv akulli, merr përpara turistët

Bota

Shembet masiv akulli, merr përpara turistët

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:12
Pamje nga video

Një bllok i madh akulli, u shkëput nga akullnaja e Breidamerkurjokull, pranë lagunës së Jokulsarlon, në Islandë, duke përfunduar pranë një grupi turistësh.

Shembja e kësaj të hëne shkaktoi një mini tsunami, me dallgë të cilat i detyruan turistët që të largohen me shpejtësi.

“Kjo zonë mund të vizitohet vetëm me guida ekspertë dhe të gjithë turistët që ndodheshin aty, ishin të lajmëruar”, thotë autori i videos që ju sjellim më poshtë.

Megjithatë gazetari dhe gjeologu Ari Trausti Guðmundsson, thotë se një ngjarje e tillë është shumë serioze.

“Nuk duhet ecur kurrë dhe as qëndruar në një akullnajë të kësaj natyre”, thotë ai. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat