Rusia kthen në Izrael eshtrat e ushtarit të vrarë më 1982 në Liban

Bota

Rusia kthen në Izrael eshtrat e ushtarit të vrarë më 1982 në Liban

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:35
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ushtarët rusë dhe ata sirianë kanë gjetur trupin e një ushtari izraelit të zhdukur gjatë luftës me Libanin në vitin 1982.

Putin e bëri këtë deklaratë gjatë takimit në Moskë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Rreshteri, Zachary Baumel, ka qenë në listën e të zhdukurve së bashku me dy ushtarë tjerë izraelitë që kanë luftuar gjatë pushtimit të Libanit nga ana e Izraelit.

Putin tha se eshtrat e tij iu dorëzuan autoriteteve izraelite.

“Jemi shumë të lumtur që do të kenë mundësi t'i bëjnë nderimet ushtarake në vendin e tij, si dhe më e rëndësishme, familjarët e tij do të kenë mundësi të dërgojnë lule te varri i tij”, tha presidenti Putin.

Ushtari Baumel ka qenë i lindur në SHBA mirëpo migroi në Izrael së bashku me familjen në vitin 1970.

Ai u zhduk gjatë luftës, në fshatin Sultan Yacoub të Libanit, në afërsi të kufirit me Sirinë. Rreth 20 ushtarë izraelitë ishin vrarë gjatë këtyre luftimeve.

Baumel ka qenë vozitës i tankut ndërkaq edhe dy ushtarë tjerë, Zvi Feldman dhe Yehuda Katz, ishin të listuar si të zhdukur dhe të konsideruar të vdekur.

“Luftëtarët rus duke rrezikuar jetën e tyre, i sollën eshtrat e Zachary’s në territorin e Izraelit”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat