Fuqitë botërore dënojnë luftimet e reja në Libi

Bota

Fuqitë botërore dënojnë luftimet e reja në Libi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë botërore i kanë dënuar luftimet e reja në Libi pasi forcat rebele kanë lëvizur nga lindja e vendit dhe po vendosen në kryeqytet.

Grupi i vendeve të pasura, G7, ka bërë thirrje që të gjitha palët ta ndërpresin aktivitetin ushtarak, Kërkesë të njëjtë ka bërë edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Khalifa Haftar, udhëheqës i Ushtrisë Kombëtare Libiane, ka dhënë urdhër që këto forca të marshojnë drejt Tripolit.

Raportohet se aktualisht luftimet janë duke u zhvilluar afër aeroportit ndërkombëtar në pjesën jugore.

Në Tripoli ndodhet qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e cila mbështetet nga Këshilli i Sigurimit.

Trupat e Kombeve të Bashkuara, të cilat janë të vendosura në Tripoli, janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie. Dhuna dhe përçarjet e kanë përcjellur Libinë që nga rënia nga pushteti e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat