Zhytësi i cili e ka përjetuar sulmin e peshkaqenit: Kishte shumë gjak, a bregu aq larg

Bota

Zhytësi i cili e ka përjetuar sulmin e peshkaqenit: Kishte shumë gjak, a bregu aq larg

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:51

Po zhytej në Detin e kuq për rreth 50 minuta para se të arrinte një peshkaqen i madh.

Pasi austriaku Aleksander Kraekël e sheh përbindëshin, e tërheq litarin për t’i dhënë sinjal ekipit që ta tërheqin në sipërfaqe.

Mirëpo, ishte tepër vonë, peshkaqeni ia ngul dhëmbët në kofshë.

“Sapo kam dashur ta tërheq litarin, kam ndjerë një dhimbje të fuqishme në këmbë. Nuk e disa se çka ka ndodhur, shikova poshte dhe pashë peshkaqenin duke u sjellur. Gjithmonë i kam thënë gruas se nuk ka rrezik të notosh me peshkaqenët, sepse ata ma kanë frikën: jam zhytur mbi 150 herë dhe kam parë shumë peshkaqenë, por nuk më ka ndodhur si kjo”, ka thënë austriani Aleksander.

Kur e ka parë gjakun, ka filluar ta kaplojë paniku.

“Ishte vërtet kafshim i madh”, ka thënë.

Përkundër të gjithave, ia ka dalë të ngjitet në anije, ndërsa peshkaqeni ka notuar në drejtim të kundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat