Pas 70 vitesh një familje ruse zbulon se ka jetuar…mbi një predhe të LIIB

Bota

Pas 70 vitesh një familje ruse zbulon se ka jetuar…mbi një predhe të LIIB

Më: 6 prill 2019 Në ora: 20:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një familje në Shën Petersburg vuri re se ata kishin jetuar për më shumë se 70 vjet mbi një predhe, të zbuluar të hënën nën dyshemenë e apartamentit të tyre.

‘’Banorët e ndërtesës që ndodhet në qendër të qytetit të dytë më të madh të Rusisë zbuluan, gjatë punimeve të rinovimit, një predhë që datonte nga Lufta e Dytë Botërore, pikërisht poshtë dyshemesë se tyre ’’, pohon për median një zyrtare e Administratës së Qarkut Petrogradski të Shën Petersburgut, Alexandra Sokolova.

Të gjithë banorët që jetonin aty u evakuan disa orë pas zbulimit dhe predha u hoq me kujdes nga shërbimet e specializuara të dërguara në vendngjarje.

Mes viteve 1941 dhe 1944, Leningradi (emri sovjetik i Shën Petersburgut) u rrethua nga trupat naziste. Qyteti, aty ku qindra mijëra persona vdiqën nga uria, u bë shënjestër e bombardimeve të shumta dhe të shtënave të artilerisë gjatë asaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat