Një urë e madhe në Brazil shembet pas goditjes nga trageti

Bota

Një urë e madhe në Brazil shembet pas goditjes nga trageti

Më: 7 prill 2019 Në ora: 08:57
Një urë e madhe në Brazil shembet pas goditjes nga trageti

Një traget e ka goditur një urë në rajonin verior brazilian të Paras, duke bërë që një pjesë e urës së gjatë 800 metra të bie në ujë.

Dëshmitarët kanë thënë se dy vetura të vogla kanë rënë në ujë në momentin kur anija e ka goditur një nga shtyllat e urës.

Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar. Zhytësit janë duke bërë kërkime në ujë, ndërsa raportohet se pesë anëtarët e ekuipazhit të anijes kanë shpëtuar.

Guvernatori i Paras, Helder Barbalho, e ka shpallur gjendjen emergjente pas këtij aksidenti. “Prioriteti ynë është që t’i kërkojmë viktimat dhe të ofrojmë përkrahje të plotë për familjet e tyre”, tha ai.

Ura që ndodhet në rajonin e Amazonës është pjesë e rrugës që dërgon në Belem, i cili është një nga portet kryesore të Brazilit.

Mediet lokale kanë raportuar se në një raport inspektues që është bërë më herët gjatë këtij viti është theksuar se shtyllat e kësaj ure kanë filluar të dobësohen. Qeveria lokale ka kërkuar fonde emergjente për ta ndërtuar pjesën e shembur, por nuk e ka mbyllur rrugën.

Një aksident i ngjashëm në këtë rajon kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur një anije e kishte goditur një shtyllë të një ure, me ç’rast ishte shembur një pjesë prej 50 metrash, shkruan “BBC”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat