Turqia dënon deklaratën e Netanyahut për Bregun Perëndimor

Bota

Turqia dënon deklaratën e Netanyahut për Bregun Perëndimor

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:06
Erdogan dhe Netanyahu

Turqia e ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për deklaratën lidhur me aneksimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor në rast se i fiton zgjedhjet e së martës, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Bregu Perëndimor, i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, ka qenë territor palestinez dhe se pushtimi izraelit i asaj kohe përmbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

“Deklarata e papërgjegjshme e kryeministrit Netanyahu për të fituar vota para zgjedhjeve të përgjithshme nuk mundet dhe nuk do ta ndryshojë këtë fakt”, shkroi Cavusoglu në Twitter.

Kryeminsitri izraelit deklaroi në një intervistë se do ta zgjerojë sovranitetin e Izraelit në Bregun Perëndimor. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar me zemërim edhe liderët palestinezë. Ata kanë thënë se fuqitë botërore kanë dështuar t’i mbrojnë ligjet ndërkombëtare për këtë rast.

Palestinezët synojnë që Jerusalemin Lindor ta bëjnë kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Bisedimet e paqes me Izraelin kanë ngecur që nga viti 2014, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat