Misioni i OKB-së në Libi kërkon një armëpushim në jug të Tripolit

Bota

Misioni i OKB-së në Libi kërkon një armëpushim në jug të Tripolit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) bëri thirrje për një armëpushim dy-orësh sot në pjesën jugore të kryeqytetit Tripoli, ku është duke u zhvilluar një konflikt i forcave nga dy qeveritë rivale të Libisë.

Sipas Reuters, UNSMIL kërkoi që armëpushimi të vendosej midis orës 16 dhe 18 sipas kohës lokale për të evakuuar të plagosurit.

Ushtria Kombëtare Libiane nën udhëheqjen e Marshall Halif Haftar sot ka filluar sulme ajrore mbi Tripolin.

Burime lokale kanë konfirmuar se mbi Tripoli operojnë intensivisht aeroplanë ushtarakë që vijnë nga qyteti i Var el Rabit, i cili kontrollohet nga ushtria e Haftar.

Më herët u njoftua se aviacioni luftarak i Qeverisë së Unitetit Kombëtar bombardoi pozicionet e Ushtrisë Kombëtare Libiane në zonën e aeroportit të vjetër, transmeton KosovaPress.

Në Libi ekziston një qeveri e dyfishtë - parlamenti i zgjedhur në Lindje dhe në Perëndim menaxhon qeveria e unitetit kombëtar të kryesuar nga Fayez Saradz, i formuar me mbështetjen e OKB dhe BE.

Pjesa lindore e vendit vepron në mënyrë të pavarur nga Tripoli dhe bashkëpunon me komandantin e Ushtrisë Kombëtare Libiane, Marshall Halif Haftar, ushtria e të cilit po udhëheq një luftë të gjatë me militantët. Kompania kombëtare e naftës e Libisë ka shpallur neutralitetin dhe bashkëpunon në të dy anët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat