Dhjetëra të vrarë e të plagosur në Libi

Bota

Dhjetëra të vrarë e të plagosur në Libi

Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:02
pLibi

Të paktën 21 vetë u vranë dhe 27 u plagosën në përleshjet pranë Tripolit, njoftoi sonte qeveria libiane e njohur ndërkombëtarisht.

Më parë, OKB i bëri thirrje palëve ndërluftuese t'i japin fund armëpushimit dy orësh për të evakuuar viktimat dhe civilët, por pavarësisht kësaj konflikti vazhdoi, raporton BBC.

Forcat nën komandën e qeverisë në Tripoli, e njohur nga Kombet e Bashkuara, kanë njoftuar nisjen e një operacioni "Vullkani i zemërimit" për mbrojtjen e kryeqytetit të Libisë.

Një zëdhënës i këtyre forcave nuk dha detaje për operacionin që iu përgjigj ofensivës së trupave nën komandën e kalifit Haftar, kreut të Ushtrisë Kombëtare Libiane të vetorganizuar.

Sipas BBC, ndër të vdekurit është një mjek i Kryqit të Kuq, transmeton KosovaPress.

Lideri i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), Kalifa Haftar, tha se 14 ushtarë të LNA u vranë në konflikt.

Haftar njoftoi të enjten se po fillon një ofensivë në Tripoli, gjë që ka çuar në një konflikt të ri në Libi.

Kryeministri Fayez Seray ka akuzuar Haftar se dëshiron të kryejë një grusht-shteti dhe e paralajmëroi se do të përgjigjej me forcë.

BBC transmeton se pavarësisht luftimeve, vendet perëndimore kanë filluar të evakuojnë stafin e tyre nga Libia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat