Shpëtohen kafshët në Gaza. Mjerim në kopshtin zoologjik

Bota

Shpëtohen kafshët në Gaza. Mjerim në kopshtin zoologjik

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:47
Foto

Më shumë se 40 kafshë janë shpëtuar nga kushtet e tmerrshme në kopshtin zoologjik të rripit të gazës dhe po dërgohen në një rezervat në Jordani.
Një grup aktivistësh që mbrojnë të drejtat e kafshëve, thonë se i kanë marrë kafshët nga kopshti zoologjik i Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin. Luanë, majmunë, pallonj etj, janë mes 47 krijesave të shpëtuara.

Atyre iu dhanë qetësues për të përballur udhëtimin 300 km të gjatë përmes izraelit, që ka dhënë lejen për këtë transferim.  Vetëm zogjtë, janë lënë pas në kopshtin zoologjik. Dy nga luanët e shpëtuar ndërkohë raportohet se mund të dërgohen në Afrikën e Jugut.

Kopshti zoologjik në Rafah u hap në 1999. Por aktivistët, vunë re kalvarin e kafshëve të tij, më herët këtë vit, kur një luaneshe iu hoqën kthetrat e saj në mënyrë që vizitorët të mund të luanin me të. Grupet e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve dënuan drejtuesit e kopshtit për trajtimin e kafshëve. Katër këlyshë luani ndërkohë kanë ngordhur më herët këtë vit ç`ka edhe bëri që pronarët të kërkonin ndihmë. Ata fajësojnë bllokadën izraelite dhe gjendjen e rëndë ekonomike për kushtet jo të mira në kopshtin zoologjik.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat