Një infeksion misterioz që po përfshinë botën në një frymë të fshehtë

Bota

Një infeksion misterioz që po përfshinë botën në një frymë të fshehtë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Majin e kaluar, një burrë i moshuar ishte shtrirë në degën e Bruklinit të spitalit Mount Sinai për operim abdominal. Testi i gjakut zbuloi që ai ishte infektuar me një virus të zbuluar rishtazi, sa i rrezikshëm aq edhe misterioz. Mjekët e izoluan personin menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv.

Virusi, një kërpudhë e quajtur Candida auris, sulmon njerëzit me sistem të dobët imunitar, dhe pa zhurmë është duke u përhapur në botë. Gjatë pesë vjetëve, virusi ka goditur një njësi neonatale në Venezuelë, kaloi nëpër një spital në Spanjë, e detyroi një qendër prestigjioze mjekësore në Britani ta mbyllë njësinë e kujdesit intensiv dhe filloi të shfaqet në Indi, Pakistan dhe Afrikë Jugore.

Siç shkruan New York Times, burri në spitalin Mount Sinai vdiq pas 90 ditësh në spital, por Candida auris nuk vdiq. Testet bënin të ditur se virusi ishte në dhomën e tij, aq pushtues sa që spitalit iu nevojitën pajisje të veçanta pastrimi si dhe të shqyej pllaka të tavanit dhe dyshemesë për ta zhdukur atë.

C. auris është aq e fortë, pjesërisht, sepse është e papërshtatshme për medikamente të mëdha antifungale, duke e bërë atë një shembull të ri të një prej kërcënimeve më të ashpra shëndetësore në botë: rritja e infeksioneve rezistente ndaj barnave.

Për dekada të tëra, ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se përdorimi i tepërt i antibiotikëve e zvogëlon efektivitetin e barnave të cilat e kanë zgjatur jetëgjatësinë duke  shëruar infeksione bakteriale që dikur ishin fatale. Por kohët e fundit, ka pasur një shpërthim të kërpudhave rezistente, duke shtuar një dimension të ri dhe të frikshëm të një fenomeni që po dëmton një shtyllë të mjekësisë moderne.

E thënë thjeshtë, kërpudhat sikurse bakteret janë duke zhvilluar mbrojtjen e tyre për t’u mbijetuar medikamenteve moderne.

Viruset rezistente shpesh quhen “superviruse” por kjo është e thjeshtuar sepse ata zakonisht nuk vrasin të gjithë. Këta virusë janë më vdekjeprurës ndaj njerëzve me sistem imunitar të papjekur ose të komprometuar, duke përfshirë të sapolindurit dhe të moshuarit, duhanpirësit, diabetikët dhe njerëzit me çrregullime autoimune të cilët marrin steroide që shtypin sistemin mbrojtës të trupit.

Shkencëtarët thonë se nëse nuk zhvillohen barna të reja më efektive dhe nëse përdorimi i panevojshëm i barnave anti-mikrobiale nuk frenohet dukshëm, rreziku do të përhapet në njerëz më të shëndetshme. Një studim i qeverisë britanike ka financuar projekte që nëse politikat nuk vihen në vend për të ngadalësuar rritjen e rezistencës ndaj barnave, 10 milionë njerëz mund të vdesin në mbarë botën nga këto infeksione në vitin 2050, duke e vënë në hije numrin prej tetë milionë njerëz që priten të vdesin atë vit nga kanceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat