Irani: Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë ‘organizatë terroriste’

Bota

Irani: Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë ‘organizatë terroriste’

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:37
Ilustrim

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Jawad Zarif, deklaroi sot dëshiron të vendosë forcat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në listën e vendeve që Irani i konsideron si organizata terroriste.

Pasi SHBA shpalli Gardën Revolucionare të Iranit një organizatë terroriste të huaj, ministri i Jashtëm iranian i kërkoi presidentit Hassan Rouhani t'i kundërpërgjigjet SHBA-së me reciprocitet, transmeton agjencia e lajmeve IRNA.

Zarif gjithashtu dërgoi një notë proteste ndaj vendimit amerikan në Ambasadën zvicerane në Teheran, e cila përkujdeset për interesat amerikane në Iran.

SHBA njoftuan sot se do të rrisin presionin ndërkombëtar mbi Iranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat