Njihuni me 14 vjeçarin që fiton më shumë se 200 mijë dollarë

Bota

Njihuni me 14 vjeçarin që fiton më shumë se 200 mijë dollarë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:22
Foto

Nëse lojtari më i famshëm i kësaj loje në planet, Tyler Blevins (i njohur edhe si 'Ninja'), vitin e shkuar fitoi më shumë se 10 milionë dollarë, ka nga ata që, vetëm 14 vjeç, arrijnë të fitojnë një rrogë prej 200 mijë dollarësh falë kësaj loje virtuale.

Po flasim për Griffin "Sceptic" Spikoski, 14 vjeçari nga Long Island, New York, i cili shumë shpejt u bë një nga lojtarët më të famshëm të Fortnite.

Spikoski e nisi karrierën e tij pasi karikoi në YouTube një video në të cilën shihej se ai mundte një youtuber të njohur, të quajtur Tfue, i konsideruar si një nga ekspertët më të mëdhenj të lojës.

E tepërt të theksojmë se ajo video bëri xhiron e botës në kohë rekord, duke ndezur interesin dhe duke marrë kështu 7 milionë klikime.

Që nga ai moment, Spikoski vazhdoi të bjerë në sy, duke publikuar video të Fortnite dhe duke u ushtruar mesatarisht 8 orë në ditë dhe me fundjavat që kalojnë 18 orë në ditë.

E gjitha kjo ndodh me konsensusin e prindërve Chris e Kathleen Spikoski, të cilët mirëpritën pasionin e të birit, duke e lejuar të braktiste modelin tradicional të shkollës, që e shpërqendronte pak nga aktiviteti i tij kryesor.

Djali ndjek tanimë një shkollë online që i lejon të qëndrojë në shtëpi.

Mundësia për t'u përqendruar totalisht tek Fortnite i ka dhënë mundësi të riut të fitojë përgjatë vitit 2018 afërsisht 200 mijë dollarë falë videove të publikuara në YouTube dhe në kanalin e tij privat.

Për të evituar që paratë të kenë ndikim negativ tek i biri, prindërit e Griffin kanë punësuar një konsulent financiar që drejton fitimet e tij dhe i siguron se nuk do të keqpërdoren.

Edhe vetë Griffin këmbëngul se do të kursejë para' për të ardhmen, kur suksesi të nisë të bjerë.

Adoleshenti rrëfen qëllimin që ka, për t'i përdorur paratë për kolegjin ose për të blerë një shtëpi për veten, me të arritur moshën e pjekurisë.

Për momentin, ai po shijon momentin e artë, ku për momentin është një ndër personazhet më të njohur të web-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat