Zgjedhje të parakohshme presidenciale

Bota

Zgjedhje të parakohshme presidenciale

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Kreu i shtetit kazak shpalli sot 9 qershorin datën e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, me argumentin e domosdoshmërisë për të ecur përpara pas dorëheqjes së papritur të personalitetit me peshë të këtij shteti të Azisë Qendrore për gati tre dekada, Nursultan Nazarbajev.

Megjithëse ish-presidenti ka kompetenca të konsiderueshme pas njoftimit të largimit të tij muajin e kaluar, pasuesi i tij përbën një sfidë për këtë ish-republikë sovjetike që nuk ka përjetuar kurrë tranzicion demokratik për gati 30 vite pavarësi.

Në një fjalim drejtuar kombit transmetuar në televizionin publik, presidenti i përkohshëm, Kassym-Jomart Tokaïev sqaroi se ishte e nevojshme të shuhej çdo pasiguri për të garantuar harmoni në shoqëri, për të ecur përpara me siguri dhe mbështetur zhvillimin e këtij shteti të pasur në hidrokarbure që ka regjistruar vështirësi ekonomike vitet e fundit.

Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar fillimisht në prill 2020. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat