SHBA përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Bota

SHBA përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:29
Ilustrim

Ministri i Financave të SHBA-së, Steven Mnuchin, tha sonte se vendi i tij është duke u përgatitur për një Brexit "të vështirë", disa ditë para daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

"Unë besoj se në këtë moment duhet të jemi gati për Brexit të vështirë si diçka ndoshta shumë reale", tha Mnucin në një takim të Komitetit të Financave të Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai shtoi se Ministria e Financave bashkëpunon me institucione të tjera në SHBA për t'u përgatitur për një skenar të tillë.

Brexit fillimisht ishte planifikuar për 29 mars, por u shty deri në 12 prill nëse Londra nuk miraton një marrëveshje për dalje ose deri më 22 maj nëse e miraton atë.

Pasi parlamenti nuk miratoi marrëveshjen, kryeministrja britanike Theresa May kërkoi një shtyrje të re deri më 30 qershor për të shmangur një Brexit pa marrëveshje.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk sugjeroi një shtyrje prej një viti. Udhëheqësit e BE në samitin në Bruksel nesër do të diskutojnë këtë çështje.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët kishte deklaruar se Londra dhe Brukseli mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë për zgjidhjen.

"Unë jam i habitur se si gjërat po shkojnë keq. Sinqerisht mendoj se ata mund të negociojnë në një mënyrë të ndryshme, "pati deklaruar Trump muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat