Rusia pushton Estoninë, NATO niset nga toka, ajri dhe deti! Kështu ZDF nis raportimin e ngjarjes

Bota

Rusia pushton Estoninë, NATO niset nga toka, ajri dhe deti! Kështu ZDF nis raportimin e ngjarjes

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:52

Rusët kanë arritur të marrin Estoninë, ndërkaq ushtria amerikane nga toka, deti dhe ajri janë nisur për ta rimarrë territorin e pushtuar bashkë me aleatët gjerman.

Kështu e nisin lajmet qendrore në televizionin gjerman ZDF. Një mënyrë kjo e çuditshme e raportimit të një ngjarje e cila vetëm supozohej të ishte e tille.

ZDF ka treguar se nuk behët fjale për një pushtim të Estonisë nga forcat ruse, por që stërvitja e ushtrive aleate kishte për qëllim të shikonte kohën e reagimit nëse një kërcenim i tille bëhet real, transmeton FaktePlus.

“Bashkë me aleatët evropianë dhe gjermanë, ushtria amerikane momentalisht po niset me këmbësori, nga ajri dhe nga deti në mënyrë që të arrijë në Estoni dhe t’i largojë forcat ruse që e kanë sulmuar këtë shtet, ashtu siç kanë bërë me Krimenë”, ka thënë moderatori gjerman në televizionin publik ZDF, Klaus Kleber.

Dhe derisa miliona shikues u tronditën me atë që ndodhi, moderatori në fund bëri të ditur se e gjithë kjo ishte një shaka.

“Mos u brengosni. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është vetëm fantazi, por edhe skenar shumë real, apo jo?”, ka thënë ai.

Kleber ka theksuar se ky lajm është publikuar në mënyrë që njerëzve t’ju bëhet me dije se lufta është e pashmangshme dhe se Gjermania do të duhet të mbrohet dhe t’i mbrojë aleatët e saj siç është Estonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat