Merkel dhe Macron thërrasin në Berlin liderët e Ballkanit, kjo është lista e të ftuarve

Bota

Merkel dhe Macron thërrasin në Berlin liderët e Ballkanit, kjo është lista e të ftuarve

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:57
Macron dhe Merkel

Në fund të këtij muaji, në Berlin zhvillohet një samit i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i drejtuar nga Gjermania dhe Franca.

Ka qenë vetë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron ata që kanë dërguar ftesat në drejtim të liderëve të Ballkanit.

Në samitin e paralajmëruar për më 29 prill, do të marrin pjesë: kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić. Në këtë takim, do të diskutohet midis të tjerash edhe për dialogu Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, pjesëmarrës do të jenë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe kryeministri i Slloveninës, Marjan Šarec.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Shembulli i bashkëveprimit mes qeverive të Gjermanisë dhe Francës synon të ndihmojë në nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, veçanërisht sa i përket temave të mëdha politike, siç është dialogu Kosovë–Serbi.

“Tanjug” shkruan sot se presidenti Vuçiç ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Berlin më 29 prill me ftesë të Gjermanisë dhe Francës, por shtoi se nuk priste asgjë nga ky takim sa i përket çështjes së Kosovës.

“Prishtina duhet të heqë taksat e saj mbi mallrat nga Serbia qendrore për të filluar diskutimet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat