FMN kërkon monitorimin e valutave digjitale

Bota

FMN kërkon monitorimin e valutave digjitale

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Teknologjia financiare të tilla si monedhat digjitale, natyrisht "tundin" sistemin bankar dhe ato duhet të kontrollohen në mënyrë që të ruhet stabiliteti.

Kështu tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagard në një panel diskutimi në kuadër të sesionit pranveror të FMN-së në Uashington, ku vuri në dukej se valutat digjitale kanë ndikim të dukshëm në operatorët në sektorin financiar.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se ndryshimet e tilla në industrinë financiare duhet të pasohen nga rregulloret.

"Ne nuk duam risitë që sistemi do të tronditet në mënyrë që të humbë stabilitetin e nevojshëm", tha Lagard.

Startups dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje në sektorin bankar, dhe Facebook thuhet se po zhvillon valutën e vet digjitale, ndërsa Apple muajin e kaluar zbuloi kartën e saj të kreditit në partneritet me bankën "Goldman Sachs".

Kompanitë teknologjike që hyjnë në sektorin bankar, sipas Lagard, duhet të jenë subjekt i rregulloreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat