Ushtria e rrëzon nga pushteti, presidenti përfundon i arrestuar. Ja ç’ka ndodhur

Bota

Ushtria e rrëzon nga pushteti, presidenti përfundon i arrestuar. Ja ç’ka ndodhur

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:55
Omar al –Bashir

Presidenti i Sudanit, Omar al –Bashir është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar nga ana e ushtrisë, njoftoi ministri sudanez i Mbrojtjes, Awad Ibn Ouf.

Presidenti, Omar al-Bashir ka qenë për gati 30 vjet në pushtet.

Duke folur në televizionin shtetëror, ministri Awad Ibn Ouf tha se ushtria do të jetë mbikqyrëse për një periudhë dyvjeçare tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë tre mujore.

“Kushtetuta e Sudanit do të pezullohet dhe pikat kufitare dhe hapësira ajrore do të mbyllen deri në njoftimin e ardhshëm”, deklaroi ministri sudanez.

Protestat kundër Z. Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989, kanë filluar prej disa muajsh.

Ministri i Mbrojtjes tha se “regjimi” po rrëzohet dhe z. Bashir do të mbahet në një vend të sigurt.

Presidenti sudanez është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit në Sudan.

Megjithatë është e paqartë se çfarë do të ndodhë me të pas arrestimit të tij, transmeton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat