Miratohet hapja e negociatave tregtare BE-SHBA

Bota

Miratohet hapja e negociatave tregtare BE-SHBA

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së miratuan sot hapjen e negociatave tregtare me SHBA-në, duke i dhënë fund një bllokimi prej disa javësh nga Franca, që i kundërvihej prej shumë kohësh këtyre bisedimeve.

Mandati i negocimit do t’i jepet zyrtarisht të hënën Komisionit Evropian, që do të përfaqësojë 28 shtetet anëtare përballë Uashingtonit. Këto bisedime duhet të mundësojnë që t’i jepet fund tensioneve me Donald Trump, që kërcënon të taksojë automjetet evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat