Tërhiqet udhëheqësi i puçit në Sudan

Bota

Tërhiqet udhëheqësi i puçit në Sudan

Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:28
Omar al-Bashir

Udhëheqësi i këshillit ushtarak të Sudanit ka hequr dorë nga udhëheqja e vendit një ditë pasi e udhëhoqi puçin që e rrëzoi presidentin Omar al-Bashir. Ky zhvillim erdhi pas protestave të vazhdueshme kundër tij.

Lajmin për tërheqjen e tij nga pushteti e bëri të ditur vetë ministri i mbrojtjes i vendit afrikan, Awad Ibn Auf, i cili dha deklaratë për televizionin shtetëror. Ai e emëroi si pasardhës të tij Gjeneralin Abdel Fattah Abdelrahman.

Protestuesit kanë refuzuar të largohen nga rrugët pasi po thonë se udhëheqësit e puçit janë njerëz shumë të afërt me ish-presidentin Bashir.

Ushtria ka deklaruar se do të qëndrojë në pushtet për dy vjetët e ardhshëm, ndërsa më pas do t’i organizojë zgjedhjet e lira.

Rënia e Bashirit nga pushteti erdhi pas protestave që zgjatën disa muaj. Ato filluan në dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së çmimit të prodhimeve ushqimore.

Udhëheqësi i ri i këshillit ushtarak është gjithashtu një figurë e njohur e ushtrisë, por mediet raportojnë se e kaluara e tij është më e pastër se e gjeneralëve të tjerë sudanezë. Thuhet se ai është takuar me protestuesit për t’i dëgjuar qëndrimet e tyre, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat