Përse CIA e dëshiron Julian Assange në SHBA?

Bota

Përse CIA e dëshiron Julian Assange në SHBA?

Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:26

Gjatë dekadës së fundit, Julian Assange është bërë gjemb në sytë e shërbimeve të inteligjencës amerikane.

Pas arrestimit të tij nga autoritetet britanike, Departamenti i Drejtësisë amerikane ka kërkuar që ai të ekstradohet në SHBA, shkruan Euronews.

Kjo për shkak se në vitin 2010, themeluesi i platformës Wikileaks ka publikuar 250 mijë letra diplomatike amerikane si dhe 500 mijë dokumente sekrete të autoriteteve amerikane nëpër media dhe rrjete sociale.

Në këto dokumente të publikuara u zbuluan operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan, të cilat brenda dhe jashtë opinionit amerikan u cilësuan si abuzime ushtarake në Lindje të Mesme.

Nëpërmjet këtyre publikimeve gjithashtu u zbulua identiteti i shumë oficerëve të inteligjencës amerikane, gjë që u cilësua si kërcënim i sigurisë kombëtare nga SHBA-të.

Julian Assange gjithashtu është i njohur për ekspozimin e mijërave e-maileve të Hillary Clinton, e cila ishte kandidate për Presidente të SHBA-ve në vitin 2016.

Ekspozimi i këtyre e-maileve e dëmtoi rëndë kredibilitetin e kandidates Hillary Clinton, gjë që rezultoi me fitim të zgjedhjeve nga Presidenti i tanishëm Donald Trump.

Ndërsa avokatët e të drejtave të njeriut thonë se ekstradimi i tij për në SHBA mund të zgjasë me vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat