Publikohet fotoja që shkaktoi largimin e Assange nga ambasada e Ekuadorit

Bota

Publikohet fotoja që shkaktoi largimin e Assange nga ambasada e Ekuadorit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:01
Julian Assange

Kjo duket që është fotoja që detyroi Ambasadën ekuadoriane të largonte Julian Assangen.

Fotoja në fjalë tregon presidentin e Ekuadorit Lenin Moreno në një bluzë ngjyrë hiri duke buzëqeshur ndërkohë që po qëndronte në një shtrat të një hoteli luksoz duke ngrënë një pjatë të madhe me karavidhe.

Imazhi shkaktoi shumë kundërthënie në shtetin amerikano jugor.

Kjo pasi që tregonte presidentin duke bërë jetë luksoze derisa masa të ashpra janë vënë përmbi popullin ekuadorian.

Imazhi ishte pjesë e një serie të dokumenteve që dëmtuan reputacionin e presidentit Moreno. Ky i fundit akuzon Wikileaks për rrjedhjen e këtyre fotove.

Presidenti vendosi që të largonte themeluesin e Wikileaks nga ambasada e vendit të tij në Londër.

Image

Ai u shpreh se shantazhi që po i bëhej nga imazhet dhe dokumentet kompromentuese kishin arritur kulmin , dhe kjo e çoi në vendimin e marrë për largimin e Assange.

“Presidenti është një njeri i qetë. Por kur nevrikoset ai mund të jetë shumë determinues.”, thotë një zyrtarë i lartë, i cili ishte i përfshirë në koordinimin me forcat policore londineze në arrestimin e Assange brenda ambasadës së Ekuadorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat