OKB kërkon që të mos bombardohen zonat e banuara me civilë në Tripoli

Bota

OKB kërkon që të mos bombardohen zonat e banuara me civilë në Tripoli

Më: 15 prill 2019 Në ora: 07:48
Tripoli, foto nga arkivi.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar sot palët e përfshira në luftimet në kryeqytetit libian, Tripoli, që të mos sulmojnë zonat e banuara me civilë.

Ky paralajmërim i misionit të OKB-së në Libi, vjen pak kohë pasi Organizata Botërore për Shëndetësi tha se 121 persona janë vrarë nga luftimet në Tripoli.

“Misioni i OKB-së paralajmëron se bombardimi i shkollave, spitaleve, ambulancave dhe zonave të banuara me civilë, është rreptësisht i ndalur sipas ligjeve ndërkombëtare”, tha ky mision.

Misioni i OKB-së në Libi tha se do të raportojë për shkeljet në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate, por edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

Forcat e Ushtrisë Kombëtare Libiane, që udhëhiqen nga komandanti Khalifa Haftar kanë nisur një ofensivë të madhe për marrjen e kontrollit të kryeqytetit Tripoli. Ata po luftojnë kundër trupave të Qeverisë në Tripoli, që mbështetet nga OKB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat