Fotot spiunuese, kështu dukej një pjesë e botës që sot nuk është më

Bota

Fotot spiunuese, kështu dukej një pjesë e botës që sot nuk është më

Më: 15 prill 2019 Në ora: 13:44
Foto

Fotografitë e deklasifikuara të aeroplanit spiun U2 të marra në vitet 1950 dhe '60 ekspozojnë vende të fshehura arkeologjike në të gjithë botën - përfshirë shkretëtirat në Jordani dhe qytetet e lashta të Alepo dhe Nimrud.

Imazhet bardh-e-zi, të publikuara nga CIA, tregojnë një varg fushash të lashta, duke filluar nga vendet përgjatë Nilit në Egjipt, qytetin Alepo në Siri dhe  qytetin asirian Nimrud në Irakun e sotëm, transmeton KosovaPress.

Pamjet zbulojnë detaje duke përfshirë kurthe parahistorike për vrasje masive në Jordaninë lindor, sistemet e ujitjes të Perandorisë Neo-Asiriane në Irakun e veriut dhe moçalet në Irakun jugor.

Hulumtuesit nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti i Harvardit përdorën imazhet, të marra nga 21 kilometra mbi Tokë dhe i rindërtuan ato.

Fotografitë janë marrë gjatë misionit CHESS dhe u deklasifikuan në vitin 1997, por ato nuk u skanuan në mënyrë digjitale, shkruan Gizmodo.

Ekspertët Emily Hammer dhe Jason Ur ndërtuan indeksin e tyre të imazheve të U2 nga Qendra e magazinimit të arkivave kombëtare në Kanzas- SHBA.

"Fotot ofrojnë një pamje interesante në Lindjen e Mesme disa dekada më parë, duke treguar, për shembull, Alepo historik shumë kohë përpara shkatërrimit masiv të kryer në luftën e fundit civile", tha Hammer.

Pamjet ajrore mbi shkretëtirën e Jordanisë Lindore tregojnë qindra ndërtime të mëdha me gurë që besohet të jenë kurthe të gjuetisë masive për gazela dhe kafshët e tjera si gjirafat dhe derrat. Këto ishin ndërtuar nga komunitetet nga koha neolitike dhe bronzit.

Përveç kësaj, karakteristika të tjera me gurë, si fshatrat, koralet dhe strukturat rrethore që i ngjajnë rrotave, mund të vërehen gjithashtu.

Këto struktura guri u përdorën për të kapur gjahun nga gjuetarët e lashtë midis 8,000 dhe 5,000 vjet më parë.

Pamjet po ashtu tregojnë kanale të lashta në Irakun verior mbi kryeqytetin e Asirisë, Nimrud, të marra në vitet 1960: kanalet, tunelet e Asirisë, dhe kanalet e Negub në bregun e djathtë të lumit Zabi i Epërm.  Kanali i mëhershëm më i njohur në këtë rajon çonte nga lumi Khazir në qytetin Nimrud, i cili në atë kohë ishte kryeqytet.

Imazhet rezultojnë nga burime të kombinuara që sugjerojnë se kanali mund të ketë shërbyer për të transportuar prodhime bujqësore në drejtim të Nimrudit dhe se ai mund të ishte pjesë e një rrjeti të madh të transportit në lumenj, i aftë për të sjellë prodhimet bujqësore deri 60 km në veri të Nimrudit.

Kanali ishte hapur në anën e tarracës së lumit, por gjithashtu ndahej përmes dy tuneleve.

"Ne ishim në gjendje të hidhnim shumë karakteristika që janë shkatërruar që nga viti 1960 dhe nuk janë më të dukshme në imazhet moderne", shkruajnë autorët në studim.

Ata gjithashtu studiuan sistemet e kanaleve që datojnë nga asirianët e lashtë në pjesën ku ndodhet sot Iraku i veriut. Ky sistem i ujitjes, sipas Hammer, bëri të mundur prodhimin e të mirave bujqësore dhe siguroi ujë për fshatrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat