Trump: Është e tmerrshme të shohësh zajarrin në Notrë Dam në Paris

Bota

Trump: Është e tmerrshme të shohësh zajarrin në Notrë Dam në Paris

Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:17
Notrë Dam

Presidenti amerikan, Donald Trump e konsideroi të tmerrshme të shohësh zjarrin e madh që po shkatërron sot katedralen emblematike të Notrë Dam në Paris, duke këshilluar zjarrfikësit të reagojnë sa më shpejt.

“Është shumë e tmerrshme të shohësh këtë zjarr gjigant në Notrë Dam në Paris. Ndoshta duhet të përdoren aeroplanë me ujë për ta fikur. Duhet vepruar sa më shpejt”, shkruan në “Twitter” Trump.

Kanalet televizive kryesore amerikane kanë ndërprerë programet e tyre për të dhënë drejtpërdrejt imazhet e kësaj fatkeqësie.

Nga ana tjetër edhe Melania Trump, zonja e parë e SHBA-së, u shpreh se ka zemër e thyer ndëkohë që sheh imazhet e zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat