Michelle Obama për katedralen Notre Dame: Madhështia e saj më ndaloi frymën

Bota

Michelle Obama për katedralen Notre Dame: Madhështia e saj më ndaloi frymën

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:31
Foto

Obama hyri në rrjete sociale për të postuar një fotografi me familjen, gjatë një kohe kur ata e vizituan këtë katedrale e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë strukturën.

“Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që shkova në katedralen e Notre Dame. Isha një adoleshente, në një udhëtim shkolle për në Paris. Ishte udhëtimi im i parë ndërkombëtar dhe deri atëherë unë nuk kisha parë shumë jashtë lagjes sime. Por madhështia e Notre Dame, historia, mjeshtëria, spiritualiteti, e ndaloi frymën time. Ndjenja ishte pothuajse e papërshkrueshme. Çdo vit sa herë e vizitoja, përfshirë si Zonja e Parë, ndjeva të njëjtën gjë. Pra, duke qenë sonte në Paris, zemra ime ndjen dhimbje bashkë me njerëzit e Francës. Megjithatë, të gjitha përjetimet në Notre Dame vite më parë, së shpejti do të na mahnit përsëri”, ka shkruar ajo në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat