Rusia njeh autoritetin e ri në Sudan - Bota Sot
Rusia njeh autoritetin e ri në Sudan

Bota

Rusia njeh autoritetin e ri në Sudan

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

Moska e ka njohur autoritetin e ri në Sudan pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Omar al-Bashir.

Këtë e ka konfirmuar për agjencinë ruse të lajmeve RIA, zëvëndësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogdanov.

Këshilli ushtarak i Sudanit më 11 prill e rrëzoi nga pushteti dhe e arrestoi presidentin Omar al-Bashir.

Z. Bashir, e ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989. Ai është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit në Sudan.

Ushtria tha se do të jetë mbikqyrëse për një periudhë dyvjeçare tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Protestat kundër presidentit kishin filluar prej disa muajsh mirëpo ato nuk u ndalen as pas rënies së tij nga pushteti.

Protestuesit po pretendojnë se Këshilli ushtarak që mori pushtetin është pjesë e të njëjtit regjim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...