Uashingtoni autorizon paditjen kundër sipërmarrjve të huaja të pranishme në Kubë

Bota

Uashingtoni autorizon paditjen kundër sipërmarrjve të huaja të pranishme në Kubë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 20:26
John Bolton

SHBA-ja do t’i hapi rrugën mijëra veprimeve në drejtësi kundër sipërmarrjeve të huaja, kryesisht europiane, që janë të pranishme në Kubë, njoftoi sot një përgjegjës i administratës Trump.

Sipas këtij burimi, këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton do të njoftojë të mërkurën, gjatë një fjalimi në Majemi, aktivizimin e neneit III të Ligjit Helms-Burton të vitit 1996.

Deri tani i ngrirë nga Uashingtoni për të mos dëmtuar aleatët e tij, ky ligj i mundëson teorikisht, kryesisht azilantëve kubanë, që të padisin në gjykatat federale amerikane sipërmarrjet që kanë realizuar përfitime falë kompanive të nacionaliziuara pas revolucionit të vitit 1959 në këtë ishull të Karaibeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat