18 vjeçari e la të vdekur babain e tij

Bota

18 vjeçari e la të vdekur babain e tij

Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:16
Malcolm Callender

Malcolm Callender, 48 vjeçar, pësoi lëndime serioze kur koka e tij u përplas në beton, ai u dërgua me emergjencë në spital ku edhe vdiq.

Detektivët që ishin thirrur për të hetuar rastin fillimisht e trajtuan rastin si vrasje të dorës së parë, por pasi kishin marrë informacionet e duhura e ndërruan akuzën në vrasje pa paramendim.

Vdekja ndodhi afër një klubi të natës në qendrën e qytetit Reading në Angli. Një djalë 18 vjeçar u arrestua me akuzën për vrasje pa paramendim.

Malcolm Callender kishte shërbyer në ushtrinë britanike në Afganistan.

Dëshmitarët thanë që viktima ishte babai i të dyshuarit. Mësohet se ata kishin dalë të bënin qejf dhe pas një mosmarrëveshje të çastit gjithçka eskaloi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat