Trump për Notre Dame: Ato kambana do të bien sërish, rroftë Franca

Bota

Trump për Notre Dame: Ato kambana do të bien sërish, rroftë Franca

Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:17
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi ngushëllimet homologut të tij francez, Emmanuel Macron, pas zjarrit të madh në Katedralen Notre Dam në Paris, duke e quajtur Francën aleatin më të vjetër të SHBA-së.

“Ato kambana do të bien sërish. Ne jemi sot me Francën dhe japim asistencën tonë në rehabilitimin e këtij simboli të pazëvendësueshëm të civilizimit perëndimor”, deklaroi Trump dhe shtoi “Vive la France!” (Rroftë Franca)

Trump tha se SHBA-ja u trishtua pasi pa dëmtimet mbi këtë kryevepër arkitekturore.

“Katedralja do të vazhdojë të jetë një simbol i Francës, përshirë lirinë e saj të besimit dhe demokracinë”, shtoi presidenti amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat