Erdogan: Do të luftojmë deri në vendimin final të komisionit zgjedhor

Bota

Erdogan: Do të luftojmë deri në vendimin final të komisionit zgjedhor

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:33
Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot, një ditë pasi kandidati i opozitës mori postin e kryebashkiakut të Stambollit, se Partia e tij për Drejtësi do të luftojë derisa Komisioni i Lartë Zgjedhor të marrë një vendim përfundimtar për zgjedhjet lokale të 31 marsit.

Pas 17 ditëve për ankesa dhe rivlerësim, Ekrem Imamoglu mori detyrën të mërkurën, pavarësisht kërkesës së Erdoganit që zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit të anulohen dhe të përsëriten, transmeton Reuters.

Duke folur me anëtarët e sindikatave, Erdogan tha se Turqia duhet të përdorë në mënyrë efektive katër vjetët e ardhshëm deri në zgjedhjet e rregullta për të zgjidhur problemet ekonomike dhe të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat