Ngjarje e tmerrshme: Akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim, digjet e gjallë studentja

Bota

Ngjarje e tmerrshme: Akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim, digjet e gjallë studentja

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:23
Nusrat Jahan Rafi

Një studente 19-vjeçare është djegur e gjallë pasi akuzoi drejtorin e shkollës së saj për përdhunim. Nusrat Jahan Rafi vdiq më 10 prill, 4 ditë pasi disa persona i hodhën vajguri në çatinë e shkollës së saj në Dhaka të Bangladeshit.

Policia arrestoi 15 persona, 7 prej të cilëve besohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Tragjedia nisi më 27 mars, kur Rafi tha se drejtori i shkollës islamike ku ajo studionte e thirri në zyrën e tij. Vajza pretendoi se ai filloi ta prekte dhe të bënte veprime të papërshtatshme me të. Pasi doli nga zyra, Rafi shkoi në stacionin e policisë. Në dëshmi ajo dha detaje të ngacmimit dhe ngjarja u publikua në mediat lokale.

Akuzat shkaktuan reagim ndaj 19-vjeçares dhe familjes së saj. Disa nxënës të shkollës organizuan një tubim me mbështetjen e drejtorit. Rafi u kthye në shkollë më 6 prill për të bërë provimet dhe mori me vete vëllain e saj për mbrojtje. Ai u ndalua të hynte në shkollë, ndërsa Rafi u dërgua në çatinë e ndërtesës. Disa persona i kërkuan të hiqte ankesën ndaj drejtorit të shkollës. Por, kur ajo refuzoi, grupi i të rinjve i hodhi vajguri dhe i vuri flakën.

Grupi u përpoq ta bënte të dukej si vetëvrasje, por Rafi mbijetoi. 19-vjeçarja përdori telefonin e vëllait të saj për të regjistruar video në lidhje me sulmin dhe tregoi disa persona përgjegjës.

Nusrat Jahan Rafi pësoi djegie në 80% të trupit gjatë sulmit dhe u nda nga jeta 4 ditë më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat