Pompeo: Uashingtoni vazhdon të kritikojë sjelljen e papranueshme ruse

Bota

Pompeo: Uashingtoni vazhdon të kritikojë sjelljen e papranueshme ruse

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:26
Mike Pompeo

SHBA-ja do të vazhdojë të kritikojë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe të marrë masa të ashpra kundër aktiviteteve negative të Moskës, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo pas publikimit të raportit mbi hetimin në lidhje me këto ndërhyrje.

“Ne do t’i themi atyre në mënyrë shumë të qartë se kjo është një sjellje e papranueshme”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp në Uashington.

“Ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë”, vazhdoi Pompeo. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat