Të shtëna me armë zjarri në Meksikë – 13 të vdekur

Bota

Të shtëna me armë zjarri në Meksikë – 13 të vdekur

Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Meksikë, 13 persona kanë humbur jetën.

Persona të panjohur kanë hapur zjarr në një bar ku po zhvillohej një aheng familjar, shkruan Euronews.

Raportohet se kryesit e kësaj vepre kanë qenë duke e kërkuar pronarin e barit, mirëpo ende nuk dihet nëse pronari ndodhet në mesin e viktimave.

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se në mesin e viktimave janë shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat