Sulmet në Shri Lanka: Shtatë të arrestuar, 207 të vdekur dhe 450 të plagosur

Bota

Sulmet në Shri Lanka: Shtatë të arrestuar, 207 të vdekur dhe 450 të plagosur

Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:45
Shri Lanka

Shtatë të dyshuar janë arrestuar për përfshirje në një seri shpërthimesh pothuajse të njëkohshme në tetë vende në Shri Lanka, ku 207 vetë u vranë dhe qindra u plagosën, sipas të dhënave të fundit.

Në Twitter, një zyrtar i Shri Lankës ka raportuar se shtatë persona janë arrestuar për sulme në disa lokacione dhe një organizatë radikale myslimane mund të qëndrojë pas sulmit, transmeton KosovaPress.

Shumë media të botës raportuan, duke iu referuar informacionit AFP, se autoritetet kishin marrë informacion dhjetë ditë më parë se një sulm mund të pritej.

Agjencia e jashtme e inteligjencës raportoi se National Thowheeth Jama'ath po përgatit sulmuesit vetëvrasës në kisha dhe përfaqësitë diplomatike të Indisë në Kolumbi. NTJ është një organizatë radikale myslimane që tërhoqi vëmendjen vitin e kaluar kur vandalizoi skulpturat budiste.

Ministria e Jashtme e Shri Lankës njoftoi për të paktën 27 shtetas të huaj në mesin e të vdekurve dhe se dy policë humbën jetën në operacionin e kapjes së sulmuesve të dyshuar.

Gazeta shtetërore kineze People's Daily raportoi se midis të vdekurve është edhe një shtetas kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat