SHBA angazhohen për pastrimin e kimikatit toksik në Vietnam

Bota

SHBA angazhohen për pastrimin e kimikatit toksik në Vietnam

Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:44
Vietnam

Shtetet e Bashkuara kanë filluar një operacion pastrimi prej disa miliona dollarësh në një bazë ajrore amerikane në Vjetnam ku është mbajtur një kimikat shumë toksik. Agjenti portokalli ishte një herbicid i fuqishëm që përdorej për të shkatërruar bimësinë në mënyrë që njësitë ushtarake amerikane të kontrollonin zonat ku fshiheshin luftëtarë të Vjetnamit të Veriut.

Programi me vlerë 183 milionë dollarë po zbatohet në dalje të qytetit Ho Çi Min, 40 vjet pas përfundimit të luftës. Baza ishte një ndër objektet më të mëdha të magazinimit të këtij kimikati.

Shtetet e Bashkuara kanë spërkatur Vjetnamin e Jugut me 80 milionë litra nga kimikati Agjenti Portokalli nga 1962-1971 për të shkatërruar zonat ku gjenin strehim dhe ushqim guerrilasit komunistë.

Ky kimikat mendohet se shkakton kancer dhe defekte në lindje dhe ka dëmtuar disa breza vjetnamezësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat