Tmerr në ajër: Vdes foshnja 2-muajshe gjatë fluturimit

Bota

Tmerr në ajër: Vdes foshnja 2-muajshe gjatë fluturimit

Nga: A.Zh Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:04
Foto i kompanisë "AirAsia"

Një foshnje dy-muajshe, ka vdekur gjatë fluturimit me kompaninë "AirAsia". Foshnja ka vdekur në një fluturim nga Kuala Lumpur në Perth të hënën në mëngjes, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Raportohet se foshnja ishte në gjendje të rëndë dy orë e gjysmë para se aeroplani të zbriste. Prindërit e saj ishin nisur drejt Australisë për të filluar një jetë të re.

Aeroplani u ul në orën 5:30 dhe u prit nga policët dhe specialistët mjekësorë.

Kompania “AirAsia” thotë se shëndeti i udhëtarëve është prioritet, por nuk do të komentojë mbi vdekjen e foshnjës.

Udhëtarët kanë thënë se foshnja e quajtur Farah “po qante vazhdimisht”.

Një pasagjer në fluturim, i cili ndihmoi prindërit sauditë të kujdeseshin për fëmijën e tyre të sëmurë, ka treguar në Facebook kaosin e përjetuar për dy orë e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat